Flash

Atentati me armë zjarri ndaj Dedë Pllanajt, reagon policia

Lapsi.al 30 April 2022
Atentati me armë zjarri ndaj Dedë Pllanajt, reagon policia

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e Dedë Pllanjat. Sipas policisë, Pllanaj,  60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër, është plagosur në rrethana të paqarta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

'Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç"  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje.'- njofton policia.

I plagosuri është Dedë Planaj,  djali xhaxhait i Bardhok Planajt që u ekzekutua para një viti me breshëri kallashnikovi.

Të këshilluara

Digjet makina në autostradën Levan-Vlorë

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Levan-Vlorë, në zonën e Novoselës. Automjeti është djegur në afërsi të një karburanti. "Më datë 30.04....

18:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI