Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ish-kampioni i tenisit fajtor për 4 nga 24 krimet e akuzuara: Boris Becker dënohet 2 vjet e gjysëm burg

Lapsi.al 30 April 2022
Ish-kampioni i tenisit fajtor për 4 nga 24 krimet e akuzuara: Boris Becker

Ish-kampioni i tenisit Boris Becker u dënua me dy vjet e gjysmë burg për falimentim mashtrues. Në fillim të këtij muaji Becker, 54 vjeç, u shpall fajtor nga Gjykata e Southwark Crown për katër nga 24 krimet për të cilat ai u akuzua në gjyqin për falimentimin e deklaruar të vitit 2017. Gjykata e Londrës vendosi tani masën e dënimit që Becker duhet të vuajë. Ish-kampioni gjerman ndodhet tashmë në burg.

Falimentimi i Becker derivoi nga një hua prej 4.6 milionë euro nga një bankë private në 2013, si dhe rreth 1.6 milionë dollarë hua nga një biznesmen britanik një vit më pas, sipas dëshmisë në gjyq. Në gjykatë, Becker tha se 50 milionë dollarët e fituara prej tij në karrierë ishin gëlltitur nga një "divorc i kushtueshëm" dhe nga borxhet kur ai humbi shumë nga të ardhurat e tij pas tërheqjes nga tenisi. Becker u bë i famshëm në vitin 1985 në moshën 17-vjeçare, kur ai u bë lojtari i parë jo kokë serie që fitoi titullin individual në Wimbledon dhe më vonë u ngjit në numrin 1 në renditjen botërore. Gjermani jeton në Britaninë e Madhe që nga viti 2012.

Becker u shpall fajtor për fshehjen e miliona paund pasuri në asete, duke përfshirë dy trofetë që fitoi në Wimbledon, për të shmangur pagesën e borxheve të akumuluara - rreth 60 milionë euro - gjatë viteve, pavarësisht një standardi jetese që ka mbetur në nivele shumë të larta (përfshirë divorcin e dyfishtë).

Ish-kampioni, i cili në vitin 2002 ishte dënuar për evazion fiskal në Gjermani, u paraqit në Gjykatën e Kurorës Southwark në Londër së bashku me partneren e tij Lilian de Carvalho Monteiro për të marrë pjesë në vendimin e paraburgimit. Avokati i tij në sallë e mbrojti duke thënë: "Becker nuk ka më ekzaktësisht asgjë, ai ka rënë në varfëri. Këto procese i kanë shkatërruar karrierën dhe i kanë dhënë fund çdo perspektive. Reputacioni i tij është shkatërruar dhe ai duhet të mbështetet tek të tjerët".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI