Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Pedro kishte thonjtë në fyt”: Ramadani denoncon dhunën nga Kastrioti e akuzon Çelën: “Edhe unë jam shqiptar”

Lapsi.al 30 April 2022
“Pedro kishte thonjtë në fyt”: Ramadani denoncon

Një ndeshje e tensionuar ajo mes Kastriotit e Egnatias e përfunduar me fitoren me përmbysje të krutanëve. E megjithatë, pas ndeshjes, tekniku Zekerija Ramadani ka denoncuar dhunën e pësuar në Kamëz para ndshjes: “Këtu ndikoj edhe një episod para se të fillonte takimi. Ajo pritja e Kastriotit. Nuk e di kush e bëri. E kishin bërë Pedron me shenja, kishte thonjtë në fyt – tha tekniku shqiptaro-maqedonas, duke akuzuar edhe trajnerin e Kastriotit Çela -. Unë e di që jam i huaj, por jam shqiptar dhe ofendimet e kolegut tim… unë mendoj se duhet t’i vijë turp nëse e bën atë gjë ndaj një kolegu”.

Tekniku e ka lënë në plan të dytë rezultatin e ndeshjes: “Humbjen e menaxhojmë, por ato momente më kanë prekur shumë. Unë nuk do ta kisha bërë kurrë. Ndodhi gjatë sfidës. U ofendova u shava nga kolegu im me gjithçka. Por unë nuk jam në nivelin e tij, nuk mund të reagoj, por me një buzëqeshje që i dhashë, ai kuptoi gjithçka. Kjo nuk bën mirë. Jam i huaj, por jam shqiptar dhe e kuptoj gjuhën shqipe”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI