Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ronaldo e Messi në një skuadër: PSG gati të bashkojë dy 'jashtëtokësorët'

Lapsi.al 30 April 2022
Ronaldo e Messi në një skuadër: PSG gati të bashkojë dy

Ishte një nga telenovelat më tërheqëse të verës së kaluar, kur Ronaldo ishte ende te Juventus: Messi dhe CR7 më në fund në të njëjtin ekip. E ai ekip mund të ishte vetëm PSG. Gjërat rrodhën ndryshe dhe kampioni portugez kaloi te Manchester United. Por tani skenari përsëritet dhe është shumë më pranë konkretizimit. Ten Hag, trajneri i ri i Red Devils, dëshiron të fokusohet në një ekip me moshë të re dhe e ardhmja e Ronaldos duket gjithnjë e më larg Premier League. Për më tepër, pavarësisht ofertave të emirëve, Mbappé është afër kalimit te Real Madrid.

Dy të dhëna mund të bëjnë një provë. Është i bindur ish-lojtari i Arsenal, tani komentatori, Paul Merson, që për Mirror pretendon se "PSG dëshiron vetëm një gjë, Champions League: e Ronaldo e njeh mirë kompeticionin. Shënon gola, shet fanella e Ligue 1 është një kampionat i lehtë, që do ta lejojë atë të përqendrohet në Ligën e Kampionëve. Me Messin tashmë në skuadër, ne mund të shohim dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave së bashku". Për të mos përmendur se në skuadër është edhe një farë Neymar...

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI