Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Sheik Mansour mund të lëvizë hierarkitë e Serie A: pronari i City gati të blejë 80% të Palermos

Lapsi.al 30 April 2022
Sheik Mansour mund të lëvizë hierarkitë e Serie A: pronari i

Sheik Mansour, pronari i Manchester City është gati të zbarkojë në Itali dhe të spostojë ekuilibrat e Serie A. Në shenjestër të tij është klubi i Palermos dhe Presidenti Mirri është gati të shesë 80% të aksioneve të klubit te përfaqësuesit e City Football Group, që zotërojnë kompanitë satelitore të gjigantit anglez. Profesionistët janë vënë në punë për “due diligence” (kontrollin financiar) që i paraprin nënshkrimeve për kalimin e paketës së mazhorancës në duart e sheikut.

Projekti parashikon që pronari aktual të ruajë një kuotë aksionesh me një rol përfaqësues. Shoqëria palermitane vlerësohet rreth 6 milionë euro, por mbi të gjitha do të ketë garancinë e një fuqizimi të konsiderueshëm me kalimin e kohës. Dhe kjo nuk është dicka e vogël për skuadrën e Silvio Baldinit, që po përgatitet të luajë në play-off për t'u ngjitur në Serie B.

Palermo do të ishte vetëm pjesa e fundit e galaktikës Mansour. Pronari i Manchester City tashmë kontrollon 10 klube të tjera në mbarë botën, për një projekt që tenton t'i japë vlerë talenteve në kontinente të ndryshme. Klubet e Sheik Mansour kanë dukshëm një vizion global dhe marka Palermo e lejon të shohë drejt objektivëve ambiciozë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI