Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

FOTO/ Everton e fitoi ndeshjen pa u luajtur: tifozët hodhën fishekzjarre gjithë natën para hotelit të Chelsea

Lapsi.al 1 May 2022
FOTO/ Everton e fitoi ndeshjen pa u luajtur: tifozët hodhën

Ndeshja me Chelsea ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e Frank Lampard, e cila kishte nevojë për të gjithë ndihmën e mundshme për të shmangur rënien nga Premier League. E me shumë mundësi, në fitoren 1-0 të Toffies një meritë të madhe kanë edhe tifozët e klubit të Merseyside, që bënë të pamundurën për t'i penguar njerëzit e Thomas Tuchel të flenë gjumë të qetë para përplasjes së rëndësishme në Goodison Park.

Mbështetësit e skuadrës nga Liverpool i pritën Blues me fishekzjarre që zgjatën deri në agim. Synimi ishte, natyrisht, që të mos lejonin lojtarët e klubit londinez të flinin dhe të pushonin përpara ndeshjes. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë fishekzjarre dhe shpërthime jashtë hotelit dhe, siç raportohet, ato zgjatën më shumë se një orë e gjysmë, deri pothuajse në orën 3 të mëngjesit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI