Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

“Pas El Clasico, dikush te Barcelona festoi sikur fituan titullin”: Courtois 'thumbon' katalanasit

Lapsi.al 1 May 2022
“Pas El Clasico, dikush te Barcelona festoi sikur fituan titullin”:

Real Madrid ka fituar La Liga, për herë të 35 në histori. Një sukses shumë i rëndësishëm dhe i arritur me nerva të forta dhe shumë punë si skuadër. Pas fitores kundër Espanyol, e cila i dha matematikisht triumfin Blancos, ishte koha që edhe Thibaut Courtois të hiqte disa guralecë nga këpucët e tij. Siç raporton Marca, portieri madrilen ka dashur të thumbojë rivalët e Barcelonës dhe jo vetëm.

“Pas El Clasico, disa lojtarë të Barcelonës festuan sikur të kishin fituar titullin”, filloi Courtois. "Por ne qendruam të qetë për të mposhtur Celta Vigon në një ndeshje të vështirë dhe Getafen më pas, një tjetër betejë të vështirë. Çelësi ishte fitorja kundër Sevillas kur i përmbysëm, ndërsa të gjithë na menduan të vdekur. Me Champions që po mbërrin, e dinim se duhet ta fitonim këtë titull, e dinim dhe donim ta mbyllnim diskutimin: gjithçka ishte e përgatitur, duke përfshirë miqtë, familjen, tifozët. E dinim që nuk mund të humbnim kundër Espanyolit. Po përjetojmë një sezon të mrekullueshëm dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI