Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Dygolësh për ditëlindje: Bonucci shpëton Juventusin me Venezian e blindon zonën Champions

Lapsi.al 1 May 2022
Video/ Dygolësh për ditëlindje: Bonucci shpëton Juventusin

Juventusi kalon 2-1 Venezian në ndeshjen e drekës së javës së 35 të kampionatit dhe blindon zonën Champions League. Bardhezinjtë zhbllokuan sfidën pas vetëm 7 minutash me një goditje të Bonuccit, por më pas u tërhoqën shumë dhe ia lanë fushën Venezias, e cila në pjesën e dytë, me meritë, gjeti barazimin me Aramu (71'). Ai që i rregulloi gjërat ishte përsëri Bonucci, në zhvillimet e një goditje këndi (76'). Lagunarët mbeten të fundit në kuotën e 22 pikëve dhe janë pothuajse të dënuar të rrëzohen.

Skuadra e Allegrit arriti të evitojë sikletin, duke mposhtur Venezian 2-1, në ditën e debutimit të Soncin në pankinë, duke konsoliduar njëkohësisht vendin e katërt në Serie A. Bonucci, në ditën e tij të 35 të lindjes, nënshkroi dygolëshin e dytë të sezonit, duke shënuar në minutën e 7 dhe dyfishuar në minutën e 76. Në mes barazimi momental i venecianëve me Aramu, në minutën e 71, që rrezikoi t'i bënte një figurë të keqe Allegrit, që duhet të falenderojë kapitenin e tij në këtë rast.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI