Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Inter nuk e lë Milanin të largohet: Perisic e Lautaro fundosin Udinesen

Lapsi.al 1 May 2022
Video/ Inter nuk e lë Milanin të largohet: Perisic e Lautaro fundosin

Interi iu përgjigj menjëherë Milanit në ndeshjen e javës së 35 të Serie A, duke fituar 2-1 në Udine dhe duke mbetur -2 në renditje nga kuqezinjtë. Sfida e Dacia Arena kundër Udineses u zhbllokua që në minutën e 12' nga një goditje me kokë e Perisic në zhvillimin e një goditje nga këndi. Dyfishimi i Lautaro Martinez erdhi në minutën e 39' pas penalltisë së goditur në shtyllë që me kokë e dërgoi në rrjetë nga vetë argjentinasi. Në pjesën e dytë, goli i Pussettos në minutën e 72' rihapi ndeshjen, por nuk u mjaftoi lojtarëve të Cioffit për të bërë rezultat.

Kampionati është ende i hapur, titulli është një lojë e gjitha për tu luajtur. Ky është verdikti i ndeshjes në Udine: Interi kalon 2-1, vuajti në fund tentativën e rikthimit nga skuadra e Cioffit, por i përgjigjet në mënyrën më të mirë suksesit të Milanit, duke u rikthyer minus dy nga kuqezinjtë. Meritë e golave të Perisic dhe Lautaros në pjesën e parë, që e bënë të padëmshëm golin e Pussettos në pjesën e dytë. E është një sukses i rëndë për Inzaghin, pas rënies së Bolonjës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI