Flash

Rruga drejt Rinasit me një sens kalimi, banorët përplasen me policinë

Lapsi.al 2 May 2022
Rruga drejt Rinasit me një sens kalimi, banorët përplasen me

Banorët e Rinasit dhe zonave përreth kanë protestuar paraditen e kësaj të hëne pas vendimit që rruga nacionale Tiranë-Aeroport të bëhet me një kalim.

Për më shumë se 30 minuta, banorët kanë bllokuar rrugën duke i kërkuar qeverisë që ky aks të funksionojë siç ishte me të dyja korsitë. Sipas tyre, kalimi vetëm në një drejtim i vështirëson jetën e përditshme, pasi u duhet të kalojnë nga Vora për t’u kthyer mbrapsht.

Jo vetëm kaq, ata shprehen se bllokimi i rrugës, nuk i lejon banorët që të shkojnë as në varrezat e fshatit. Është dashur ndërhyrja e policisë që të bëhet i mundur zhbllokimi i rrugës. Nga ana tjetër banorët shprehen se nuk do t’i ndërpresin protestat deri sa kalimi i mjeteve në këtë aks të kthehet siç ishte më përpara.

Për shkak të ngarkesës së trafikut, ARRSH vendosi që rruga kombëtare Tiranë-Rinas të behet me një sens kalimi. Mjetet që vijnë nga kryeqyteti mund të kalojnë drejt aeroportit, por për t’u kthyer ata duhet që të kalojnë nga Vora ose nga Fushë-Kruja.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI