Flash

Vrasja e foshnjës/ Burri shokon me deklaratën: Prej një muaj shtëpia mbante erë të rëndë

Lapsi.al 2 May 2022
Vrasja e foshnjës/ Burri shokon me deklaratën: Prej një muaj

Detaje të tjera vijnë nga ngjarja që ka shokuar të gjithë qytetin e Korçës. Burri i zonjës që futi fëmijën në valixhe duke i sjellë vdekjen tha para policisë se prej një muaj ishte kthyer në banesë, pasi ishte në emigrim në Greqi, duke shtuar se nuk ishte në dijeni që gruaja e tij ishte shtatzënë. Bashkëshorti Klodi Hasimllari telefonoi policinë rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm. Në deklaratën që ka dhënë në polici, Hasimllari ka thënë se nuk është ai babai i foshnjes.

Nuk dihet nëse foshnja i gjinisë mashkull ka lindur i vdekur apo është mbytur në valixhe ndërsa policia po vijon hetimet edhe nëse ka qenë nëna që e ka kryer këtë krim të rëndë. Gruaja jetonte e vetme me djalin e saj autik 15 vjeç ndërsa bashkëshorti ishte në Greqi prej më shumë se një viti. Nëna është në gjëndje shoku ndërsa fëmija do ti nënshtrohet ekzaminimit mjeko ligjor që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së fëmijës.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot: Java nis me shi

Vendi ynë do të mbizotërohet sot nga vranësira të shpeshta të cilat në orët e para të ditës parashikohet të sjellin reshje shiu si fillim në zonat Jugore. Si...

07:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI