Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Zelensky flet për Tv grek: Erdogan duhet të mbajë qëndrim, ose me Ukrainën ose me Rusinë

Lapsi.al 2 May 2022
Zelensky flet për Tv grek: Erdogan duhet të mbajë qëndrim,

Ai gjithashtu ka thënë se vlerëson rolin e Turqisë si ndërmjetëse në negociatat me Rusinë, por në të njëjtën kohë tha se Erdogan duhet të mbajë një qëndrim më të qartë se kë mbështet në këtë konflikt. Në një intervistë për televizionin shtetëror grek, ERT, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë ndër të tjera se Turqia duhet të mbajë një qëndrim më të qartë se me kë është në këtë konflikt. 

“Kur jeni në luftë, duhet të bëni më të mirën për të bashkuar shtetet rreth jush, madje edhe ato që historikisht kanë pasur marrëdhënie të vështira. Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i pasur të gjitha këto shtete në anën tonë, sepse Ukraina ka nevojë për partnerë dhe miq. Përndryshe nuk do të mund ta mposhtim Federatën Ruse që na sulmoi. Unë do të jem plotësisht i sinqertë me ju, për shembull, ne kemi mbështetjen e Turqisë dhe kemi mbështetjen e Greqisë. Unë do t’ju them sinqerisht se kemi pyetje si për Turqinë ashtu edhe për Greqinë. Kjo është jeta dhe çdo shtet ka interesat e veta. Nga ana tjetër, ne kemi mbështetjen e qeverisë, të udhëheqjes shtetërore dhe këtë ndihmë e kemi marrë. Unë jam mirënjohës për këtë. Këtu jemi. Do të doja që të gjithë në Greqi të na mbështesin, do të doja që ata të zgjidhnin anën tonë, çfarëdo që të ndodhte, kryesorja është që tani kemi mbështetjen. Dhe më e rëndësishmja është që njerëzit e Greqisë na mbështesin dhe unë jam mirënjohës për këtë. Nga ana tjetër, kuptoj që në Greqi një pjesë e madhe e të ardhurave buxhetore vijnë nga turizmi. Sigurisht, turizmi rus ka sjellë shumë para në Greqi për shumë vite. Ne besojmë se ata fitojnë para duke derdhur gjak dhe ato para shpenzohen. E njëjta gjë vlen edhe për Turqinë. Nga njëra anë, Turqia vepron si ndërmjetëse dhe mbështet Ukrainën me hapa të rëndësishëm, dhe nga ana tjetër, shohim, për shembull, përgatitjen e disa rrugëve turistike në të njëjtën kohë. Sidomos për turizmin rus. Këtë e shohim edhe ne. Dhe unë si President, nëse duam të kemi marrëdhënie miqësore, duhet të them këtë, se nuk është e mundur. Nuk mund ta trajtosh në këtë mënyrë, është standard i dyfishtë. Kjo nuk është e drejtë. Prandaj tërheq vëmendjen e Turqisë për mundësi të tilla, besoj se nuk mund të jetë kështu, sepse duhet bërë një zgjedhje – jeni pro të vërtetës apo jo?”, tha Zelensky. Nesër presidenti ukrainas do t'i drejtohet me një fjalim parlamentit të Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI