Flash

Berisha: Deputetë me plaftormë nga qeveria s’mund të mbajnë peng PD-në

Lapsi.al 3 May 2022
Berisha: Deputetë me plaftormë nga qeveria s’mund të

Sali Berisha thotë se deputetët të cilët nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit, nuk mund ta mbajnë peng Partinë Demokratike me platforma të marra nga qeveria.

Gjatë një konference për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se pjesa dërrmuese e deputetëve do t’i bashkohen shumicës, pasi vendi i tyre është në PD dhe duhet të përfaqësojnë popullin opozitar.

“Në Kuvend mungonin deputetë. Përsëri vendi i tyre është në PD dhe janë deputetë të kësaj partie. Natyrisht nuk mundet kurrë që një apo dy deputet, por dhe askush të mund të mbajë peng me platforma të marra në zyrat e qeverisë, një forcë opozitare. Ajo nuk mund të ndodhë. Vendi i tyre është vetëm me shumicën”, tha ish-kreu i qeverisë.

Berisha shtoi se zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit përcaktoi se kush ishte shumica në Partinë Demokratike. Në Kuvendin e 30 prillit nuk morën pjesë 35 deputetë, të cilët përbëjnë shumicën e Grupit Parlamentar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI