Flash

Berisha kërkon dëbimin e ambasadorit rus në Tiranë

Lapsi.al 3 May 2022
Berisha kërkon dëbimin e ambasadorit rus në Tiranë

Duke folur për gazetarët jashtë parlamentit, Sali Berisha kërkoi largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit tonë në Moskë. 

"Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike e diplomatike me Rusinë, si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor ndaj një vendi të lirë. Dhe njëherë shpreh solidaritetin më të madh, simpatinë më të thellë, për Ukrainën, Presidentin, popullin e saj. Lavdi Ukrainës’, tha Sali Berisha në fjalën e tij. 

Po kështu ish-kryeministri i bëri thirrje qeverisë të rikthejë regjimin e vizave për rusët që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri për turizëm. Ditë më parë kryeministri Rama tha se nuk do të ndërmerret ky veprim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI