Flash

Berisha: Vota e lirë ishte premtimi solemn, Rama dhe Basha e përzunë nga Shqipëria

Lapsi.al 3 May 2022
Berisha: Vota e lirë ishte premtimi solemn, Rama dhe Basha e

Sali Berisha në një konferencë me gazetarët komentoi Kuvendin e 30 prillit, për të cilën tha se ishte një sukses i madh.

Sipas Berishës, premtimi solemn ishte vota e lirë të cilën Rama dhe Basha e kanë përzënë nga Shqipëria.

“Jam sot për të paraqitur disa nga tiparet më kryesore, zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit, u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill.

Ata që rikujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para gjatë saj do të gjejnë se vota e lirë ishte premtimi më solemn që u bëmë demokratëve shqiptarë.

Theksova para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë, ndërkohë Edi Rama dhe për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria. Ne do e rikthejmë atë, ky ishte zotimi ynë solemn. Në ato ditë deri më sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë, kuvende gjigantë, referendume, kaloi në zgjedhje në cdo seksion dhe së fundi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar. Në këtë proces ka patur dominim absolut vota e lirë”, tha ndër të tjera Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI