Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Champions League, asnjë skuadër ruse: në grupe kalon Celtic, Juventus në vazon e dytë, Milan pezull

Lapsi.al 3 May 2022
Champions League, asnjë skuadër ruse: në grupe kalon Celtic,

Me përfundimin e kampionateve, përcaktohet edhe Champions League 2022/23 dhe Serie A është e vetmja ndër kampionatet më të mirë evropianë që tashmë e di se kush do të marrë pjesë në turne: përkatësisht Milani, Interi, Napoli dhe Juventusi. Lajmi i parë i madh për sezonin e ardhshëm është përjashtimi i të gjitha skuadrave ruse nga UEFA, ndaj kushdo që fiton titullin në Skoci, me shumë gjasa Celtic, do të kualifikohet direkt në fazën e grupeve. Deri më sot, skuadrat tashmë të sigurta për të marrë pjesë janë 13 dhe Juventus dhe Napoli gjithashtu e dinë tashmë se në cilën vazo do të përfshihen gjatë shortit.

Pozicioni i Milanit dhe Interit mbetet pezull për momentin: kushdo që fiton titullin do të kalojë koka grupi, duke u bashkuar në vazon e parë me Real Madrid, Bayern Mynih, PSG, një mes Manchester City dhe Liverpool (të dyja nëse dikush do të fitonte Premier League dhe tjetri Champions), një portugeze mes Portos dhe Sporting Lisbonës, plus fituesit e Champions dhe Europa League, por për ata që mbërrijnë të dytët projektohet vazo e tretë, për kuqezinjtë edhe e katërta (ndërsa zikaltrit janë pezull ndërmjet të dytës dhe të tretës).

Vazo e tretë do të jetë vendi në të cilën sigurisht do të përfundojë edhe Napoli, bazuar në vendin e 25 në renditjen e UEFA-s nga të kaltrit. Juventusi, nga ana tjetër, do të jetë në vazon e dytë, me gjasë në shoqërinë e Chelsea e Barcelonës dhe të Sevillas dhe Atleticos nëse kualifikohen në kampionat pas Real Madrid. Edhe anglezja e fundit (një mes Manchester United, Tottenham apo Arsenal), do të jetë në vazon e dytë.

SITUATA AKTUALE ËSHTË KJO:

Vazo e parë - Real Madrid, Milan, Paris Saint-Germain, Manchester City, Bayern Monaco, Porto, fituese e Champions League, fituese e Europa League.

Skuadrat e tjera në Champions League (duke llogaritur fituesit e play-off-it me renditjen më të lartë):

Liverpool, Chelsea, Barcelona, Juventus, Atletico Madrid, Sevilla, Leipzig, Ajax, Arsenal, Borussia Dortmund, Salzburg, Inter, Napoli, Sporting, Bayer Leverkusen, Olympique Marseille, Celtic, Union Saint-Gilloise dhe gjashtë vendet e playoff.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI