Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Danimarka do të asgjësojë mbi 1 milion vaksina kundër COVID-19

Lapsi.al 3 May 2022
Danimarka do të asgjësojë mbi 1 milion vaksina kundër

Autoritetet shëndetësore të Danimarkës kanë thënë të hënën, 2 maj, se do të asgjësohen 1.1 milion vaksina kundër koronavirusit në javët në vijim, për shkak se u është ofruar data e skadimit, dhe se kanë dështuar përpjekjet për t’i dhënë ato si donacion në vendet në zhvillim. Instituti shtetëror, Statens Serum, i cili analizon shtrirjen e COVID-19 në Danimarkë, ka thënë se epidemia në shtetin skandinav aktualisht “është nën kontroll, dhe mbulueshmëria me vaksina në mesin e popullsisë daneze është e lartë”.

Rreth 81 për qind e popullsisë së Danimarkës prej 5.8 milionë banorësh kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 62 për qind e tyre kanë marrë dozë përforcuese. Agjencia ka thënë se Danimarka, sikurse shumë shtete në botë ka tepricë të vaksinave.

“Ekzistojnë sfida globale sa u përket donacioneve të vaksinave kundër COVID-19, sepse për herë të parë gjatë pandemisë, furnizimi me vaksina tejkalon kërkesën”, ka thënë agjencia përmes një deklarate.

Sipas autoriteteve, Danimarka ka bërë donacion 9 milionë doza të vaksinës dhe është duke bashkëpunuar me shtete tjera të Bashkimit Evropian për të gjetur kandidate që do të pranojnë vaksina që janë tepricë.

“Megjithatë, për shkak të rënies së kërkesës dhe mungesës së gatishmërisë për t’u vaksinuar në shtetet në zhvillim, ka qenë e vështirë për Danimarkën dhe vende tjera të BE-së të gjejnë shtete pranuese të këtyre dozave”, është thënë në deklaratë. REL

Të këshilluara

Raketat ruse vrasin një fëmijë në Odesa

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar se një fëmijë u vra nga një sulm me raketë që goditi një kishë dhe një ndërtesë banimi në Odesa. Një fëmijë tjetër u dërgua ...

08:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI