Flash

Ish-gjenerali amerikan: Putin mund të vritet në një grusht shteti

Lapsi.al 3 May 2022
Ish-gjenerali amerikan: Putin mund të vritet në një grusht shteti

Vladimir Putin mund të vritet në një grusht shteti nëse pushtimi i Ukrainës nuk ka "të ardhme" dhe nëse lufta nuk ka sukses. Paralajmërimin e bën ish-gjenerali amerikan Jack Keane. Sipas tij figura të larta në ushtrinë ruse dhe shërbimet e sigurisë janë bërë gjithnjë e më të frustruar për mënyrën e trajtimit të luftës nga tirani i dobët dhe i sëmurë.

Gjenerali Keane thotë se Putin do të "bëjë gjithçka" për të qëndruar në pushtet pasi ai e di se alternativa tjetër do të ishte "vdekja e tij". Ish-zëvendës Shefi i Shtabit të Ushtrisë Amerikane tha për Fox Neës se:

"Ai është i fiksuar për të qëndruar në pushtet. Ky është motivimi i tij. Ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet. Alternativa, ai e di mirë, me një pasardhës që nuk pajtohet me të, mund të nënkuptojë fundin e tij – vdekjen e tij. Ai po lufton për të qëndruar në pushtet dhe është i vendosur për këtë” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI