Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Mbretëria e Bashkuar miraton 300 milionë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën

Lapsi.al 3 May 2022
Mbretëria e Bashkuar miraton 300 milionë paund ndihmë ushtarake

Boris Johnson iu drejtua sot me një mesazh parlamentit të Ukrainës. Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë gjatë javëve të ardhshme si pjesë e një pakete mbështetjeje prej 300 milionë paund, sipas BBC.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketa kundër anijeve Brimstone dhe sisteme anti-ajrore Stormer, së bashku me automjete të blinduara, për të evakuuar civilët nga zonat më të rrezikuara  dhe për të mbrojtur zyrtarët.

Paketa do të përfshijë radarë për të identifikuar artilerinë që bombardon qytetet ukrainase, drone dhe mijëra pajisje për shikim natën, shtoi Johnson. Ai tha se miratimi i paketës do të ndihmojë në qëllimin afatgjatë të Mbretërisë së Bashkuar për të “fortifikuar Ukrainën në mënyrë që askush të mos guxojë t’i sulmojë përsëri”.

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë gjithashtu 13 automjete të blinduara në Ukrainë për të evakuuar civilët nga zonat  në lindje të vendit. Flota e automjeteve, me vlerë 660,000 paund, do të  dërgohet në Ukrainë pas kërkesës së qeverisë së Ukrainës.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI