Flash

Protestë në Rinas/ Banori: 25 km për të blerë bukën, bllokohet qarkullimi

Lapsi.al 3 May 2022
Protestë në Rinas/ Banori: 25 km për të blerë

Edhe këtë të martë banorë e Rinasit kanë dalë në protestë pasi kundërshtojnë vendimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar që e bën me një sens lëvizjen drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Banorët e zonës janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar qarkullimin e automjeteve. Në një deklaratë për mediat, një prej banorëve tha se për të marrë një bukë në dyqan i duhet të bëjë rreth 25 km rrugë, ndërsa shtoi se fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, i bie se s’kam nga dal. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit”, tha protestuesi.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë ...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI