Flash

Rama: Në Shqipëri s’ka media të intimiduara por ka shumë viktima të shpifjeve

Lapsi.al 3 May 2022
Rama: Në Shqipëri s’ka media të intimiduara por ka

Në ditën e Lirisë së Shtypit, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit për "Gazetarë pa Kufij". Në një postim në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë thotë se në Shqipëri nuk ka media të intimiduara apo gazetarë që u pengohet liria. Kryeministri shkruan se  në Shqipëri ka viktima të shpifjes, gënjeshtrave dhe lajmeve të rreme.

"E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!  Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s'dimë ç'të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s'ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s'ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s'ekziston”, tha Rama.

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë ...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI