Flash

Raporti për median në Shqipëri, Rama: Shpifje dhe fantazi, s'ka pasur as dhunë e as sulme ndaj gazetarëve

Lapsi.al 3 May 2022
Raporti për median në Shqipëri, Rama: Shpifje dhe fantazi,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të Treguesit Botëror të Lirisë së Shtypit që radhiti Shqipërinë në mesin e vendeve problematike.

Kreu i qeverisë thotë në postimin e tij në Twitter se e ka të pamundur të heshtë kur sheh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe “se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes”. Rama shton se në Shqipëri nuk ka as media të intimiduar dhe as gazetarë të penguar në lirinë e tyre.

"Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin,në emër të saj", shkruan Rama

Të këshilluara

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë ...

10:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI