Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Liverpool finalisti i parë i Champions, pas një paniku ekstrem: Klopp përmbys gjithçka në pjesën e dytë

Lapsi.al 3 May 2022
Video/ Liverpool finalisti i parë i Champions, pas një paniku ekstrem:

Liverpooli “rrezikon”, por merr kalimin për finalen e Champions League 2021-2022. Pas 2-0 në Anfield, skuadra e Klopp triumfon 2-3 me Villarreal, në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales dhe pret tashmë sfidën e kthimit Real-City për të zbuluar kundërshtarin e aktit të fundit të turneut në Paris. Në Estadio de la Ceramica në pjesën e parë “Nëndetësja e Verdhë” e nisi fuqishëm dhe trembi Reds me golat e Dias (3') dhe Coquelin (41'). Në pjesën e dytë, Liverpooli reagoi dhe falë portierit Rulli, katastrofik në 45 minutat e dyta, përmbys gjithçka falë Fabinhos (62'), Luis Diaz (67') dhe Mané (74'). Në fund spanjollët e mbyllën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Capoue.

Rezultati përfundimtar është ai që parashikonin të gjithë: Liverpool në finalen e Champions League, Villarreal i eliminuar pas një udhëtimi sidoqoftë të paharrueshëm. Por ishte në fakt një moment kur spanjollët dukeshin shumë afër për të bërë një tjetër surprizë të madhe, pasi eliminuan Juventusin dhe Bayern Mynih. Përfundoi vërtetë 3-2 për Reds, por në 45' lojë rezultati ishte 2-0 për spanjollët, të cilët kishin barazuar kështu humbjen e ndeshjes së parë në Anfield. Në atë moment Liverpooli reagoi si një skuadër e madhe e mjaftoi një pjesë e dytë mbresëlënëse nga të besuarit e Klopp, të ndihmuar edhe nga pasiguritë e një mbrëmje për tu harruar nga Rulli, për ta përmbysur sfidën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI