Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Wanda Nara minimizon Icardin: “Do kisha patur sukses edhe vetëm. Jam stratege”

Lapsi.al 3 May 2022
Wanda Nara minimizon Icardin: “Do kisha patur sukses edhe vetëm. Jam
Wanda Nara njihet më së shumti për fotot e saj të nxehta në rrjetet sociale dhe faktin se është gruaja/menaxhere e Icardit. Por, përveç gossip ka edhe më shumë, sepse duhet pranuar që Wanda ka arritur të krijojë një perandori duke investuar në sektorin e veshjeve. Në një intervistë për revistën e njohur Gente, Wanda ka folur për karrierën e saj si sipërmarrëse. Pas një fillimi karriere si showgirl në Argjentinë, ajo mori pjesë në disa reality show që i dhanë popullaritet në të gjithë Amerikën e Jugut. Në vitin 2008 ajo u martua me Maxi Lopez, por pesë vjet më vonë e la atë papritmas (tashmë historia është e njohur për të gjithë) për t'u martuar me shokun e tij të skuadrës te Sampdoria Mauro Icardin, për të cilin më vonë u bë edhe menaxhere. Vitet e fundit ajo ka mbikëqyrur rinovimin e dy kontratave milionere të Icardit me PSG.
Në vitin 2014 çifti Wanda-Icardi themeloi kompaninë World Marketing Football Srl që fitoi 3.2 milionë euro në periudhën dyvjeçare 2015/17, megjithëse aktualisht ka hetime për pastrim parash të dyshuar. Karriera profesionale e Wandës, megjithatë, nuk kufizohet vetëm në jetën e futbollit të burrit të saj: në dy vitet e fundit ajo ka krijuar dy marka që padyshim mbajnë emrin e saj: në shkurt të 2021 themeloi markën e saj të kozmetikës, Wanda Nara Cosmetics, ndërsa në vitin 2022 ndërtoi një linjë rroba banje të quajtur Wanda Swim. Për revistën Gente, Wanda ka folur për karrierën e saj: “Ajo që të ndihmon më shumë kur dëshiron të shesësh një markë është besueshmëria që ke. Për mua funksionon. Unë përdor atë që shes. Sekreti i madh është të jesh i vërtetë. Unë nuk mund të shes diçka që nuk më identifikon, njerëzit do ta kuptonin. Kërkoj pozitivitetin në çdo gjë dhe çfarëdo që të jetë. Me mundësitë që kisha arrita shumë. Megjithatë, mendoj se nëse nuk do t'i kisha pasur të gjitha këto, do të kisha qenë sërish një person i suksesshëm. Në atë që më ka ofruar jeta, e ndjej se do të kisha qenë e suksesshme. Unë jam një stratege e guximshme, me intuitë dhe nuhatje për biznesin. Mami Nora ishte një tregtare dhe babai Andres kishte një agjenci me më shumë se dyzet makineri. Jam rritur duke dëgjuar negociata, shitje, njerëz që kërkonin zbritje”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI