Flash

ARRSH bëri rrugën me një sens lëvizje, banorët e Rinasit sërish në protestë

Lapsi.al 4 May 2022
ARRSH bëri rrugën me një sens lëvizje, banorët e

Sot është dita e tretë radhazi që banorët e Rinasit kanë dalë të protestojnë kundër vendimit të ARRSH për të bërë aksin rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin “Nënë Tereza” me një sens lëvizje. Banorët kanë bllokuar rrugën duke u ulur këmbëkryq, ndërkohë që nuk kanë dërguar as fëmijët sot në shkollë në shenjë proteste.  Banorët janë shprehur se penalizohen nga bllokimi i aksit rrugore pasi do të detyrohen të ndjekin një rrugë shumë më të gjatë për të kryer lëvizjet interubane.

Kujtojmë që ARRSH ka vendosur që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Rruga e njohur si ‘Ura e Hajdutëve’ që të lidh me Kamzën është bërë me një sens lëvizje dhe banorët e asaj zone që duhet të shkojnë drejt Rinasit apo për të shkuar në autostradë, nuk kalojnë dot aty. Ata duhet të shkojnë tek Ura e Gjolës, më pas tek Fushë Preza dhe për të kaluar më pas tek rrethrrotullimi i Vorës për të marrë aksin e autostradës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI