Flash

Del FOTO/ Kurti i qeshur, Vuçiç i ngrysur në darkën e Berlinit

Lapsi.al 4 May 2022
Del FOTO/ Kurti i qeshur, Vuçiç i ngrysur në darkën e
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u ulën përballë njëri tjetrit këtë të mërkurë në Berlin në prani të Miroslav Lajçai, i dërguar special i BE-së për dialogun mes dy vendeve. Ishte Lajçak që në një postim në Twitter zbuloi se darka joformale me 2 krerëve të vendeve ka përfunduar duke falënderuar qeverinë gjermane për pritjen. Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzëqeshur ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq që i shihet i ngrysur. “E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, - shkroi Lajcak. Më herët Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara me kancelarin gjerman Olaf Sholtz. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI