Flash

Deputeti i PD hedh dyshime: I riu nuk u vetëvar, por u dhunua nga policët e Kavajës

Lapsi.al 4 May 2022
Deputeti i PD hedh dyshime: I riu nuk u vetëvar, por u dhunua nga

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Kavajë ku një 31-vjeçar humbi jetën pasi u vetëvra në Komisariatin e qytetit.

Sula shkruan se burime për të konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. Ai i kërkon Prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe mos lejojë manipulimin e provave.

"Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur” - shkruan ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI