Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

E ardhmja e Brojës e lidhur me ikjen e Osimhen: ja si ndryshon Napoli

Lapsi.al 4 May 2022
E ardhmja e Brojës e lidhur me ikjen e Osimhen: ja si ndryshon Napoli

Nuk është tamam një revolucion, por Napoli do të ndryshojë lëkurë vitin e ardhshëm. Spalletti e konfirmoi, Aurelio de Laurentiis po punon për të rinovuar ekipin, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kostove, por me synimin për të mbetur gjithmonë konkurrues. Pasi kanë vendosur largimin e Insigne me parametër zero, Ghoulam dhe Malcuit do të përshëndesin gjithashtu Castel Volturnon. Mertens dhe Ospina janë në skadencë kontrate, por për ta e ardhmja duket gjithsesi 'e kaltër'. Belgu po pret vetëm një telefonatë nga drejtuesit për të nënshkruar kontratën e re, me pagë të reduktuar ndjeshëm. Nga ana tjetër, portieri kolumbian do të flasë për këtë në fund të sezonit dhe do të kërkojë garanci për projektin. Gjithashtu, edhe Meret (nuk shkon në skadencë) duhet të kuptojë nëse do të ketë një rol protagonisti në skuadrën e ardhshme.

Nuk janë parashikuar transferime të mëdha, por nuk ka të patransferueshëm. I pari është Osimhen mbi të cilin do të ndërtohet skuadra e ri, nëse Manchester United nuk bën ndonjë cmenduri. Djajtë e Kuq, në fakt, duken të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për nigerianin dhe, në atë moment, de Laurentiis do të ulet të dëgjojë drejtuesit anglezë. Nëse Osimhen vendos të ndryshojë ajër, Napoli ka ngritur strukturën e negociatave me Chelsea për Armando Brojën, që duhet të rikthehet në bazë pas huazimit te Southampton. Cështje e ngjashme edhe për Fabian Ruiz, i cili ndiqet nga Barcelona e Real Madrid dhe Koulibaly, për të cilin nuk ka asnjë lajm të madh. Oferta mund të vijnë edhe për Zielinskin, por siç shkruan Il Mattino, polaku do të dëshironte të qëndronte për shkak të lidhjes së madhe me qytetin. Vlerësime edhe për të ardhmen e Petagnas, ndërsa Anguissa do të blihet përfundimisht nga Fulham duke pasur parasysh kampionatin e shkëlqyer.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI