Flash

E majta franceze bashkon forcat kundër Macron

Lapsi.al 4 May 2022
E majta franceze bashkon forcat kundër Macron

4 parti të krahut të majtë në Francë kanë rënë dakord në parim për të krijuar një aleancë për të sfiduar presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Socialistët, të Gjelbrit, Komunistët dhe partia e ekstremit të majtë “Franca e papërkulur” e Jean-Luc Mélenchon arritën në një projekt-marrëveshje pas negociatave gjatë gjithë natës.

Mélenchon, i cili dështoi të merrte pjesë në balotazhin presidencial në prill, po kërkon tashmë shumicën e deputetëve. Të gjitha palët e përfshira e përshëndetën marrëveshjen si historike.

Udhëheqësi i Partisë Komuniste Franceze, Fabien Roussel, tha se asnjë parti në të majtë nuk mund të fitojë e vetme kundër Macron. Pavarësisht dështimit në garën presidenciale, partitë shpresojnë të jenë në gjendje të bllokojnë axhendën legjislative të Macron duke fituar shumicën e vendeve në Asamblenë Kombëtare.

Natyra e fragmentuar e së Majtës në Francën moderne është fajësuar gjerësisht për dështimin e ndonjë prej kandidatëve të saj për të hyrë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të muajit të kaluar.

Më i suksesshmi, Mélenchon fitoi 21.95% të votave në raundin e parë, por u mposht nga e djathta ekstreme Marine Le Pen. Socialistët, të cilët morën presidencën për herë të fundit në vitin 2012, panë që pjesa e tyre e votave të raundit të parë ra në nivelin më të ulët historik prej 1.74%, me kandidaten e tyre Anne Hidalgo.

Partia Socialiste dikur dominuese, së bashku me të Gjelbërit dhe Komunistët, ka rënë pas partisë së ekstremit të majtë të Jean-Luc Mélenchon, i cili doli në garën presidenciale si lideri më popullor i së majtës franceze.

Nëse marrëveshja shkon përpara, do të thotë se në vend që të konkurrojnë kundër njëri-tjetrit në zgjedhjet parlamentare, socialistët, të gjelbërt, komunistët dhe mbështetësit e Melenchon do të ndajnë një kandidat për çdo zonë zgjedhore, duke rritur kështu në masë të madhe shanset e tyre.

Është ëndrra e Mélenchon që të jetë në gjendje t'i imponojë Presidentit Macron një shumicë parlamentare që do të bllokonte sistematikisht reformat e tij. Që nga gara presidenciale, ai është i padiskutueshëm si lider i së majtës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI