Flash

Me makina luksoze, kapen 3 të droguar në timon

Lapsi.al 4 May 2022
Me makina luksoze, kapen 3 të droguar në timon

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 drejtues mjetesh që drejtonin makinat e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike. Mësohet se policia rrugore e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh, shtetasit:

– E. A., 23 vjeç dhe J. M., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– V. D., 27 vjeç, banues në Selanik, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Gjatë kryerjes së testit të drogës ka rezultuar se këta shtetas drejtonin mjetet e tyre, nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi V. D., pasagjerit në këtë mjet, shtetasit A. M. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI