Flash

Pekini mbyll disa metro për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Lapsi.al 4 May 2022
Pekini mbyll disa metro për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të saj të metrosë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet i metrosë përmes një mesazhi të shkurtër tha më 4 maj se vendimi për mbylljen e 40 stacioneve, që kryesisht gjenden në qendër të qytetit, është në kuadër të masave për kontrollin e epidemisë, teksa nuk u dha ndonjë datë se kur do të rihapen të njëjtat.

Pekini ka ndërmarrë një sërë masash kundër COVID-19, duke lejuar vetëm shërbimin ‘merre me vete’ nga restorantet dhe baret. Palestrat janë mbyllur dhe shkollat po ashtu. Shumica e qendrave turistike në Pekin, përfshirë edhe Kopshtin Zoologjik, janë mbyllur.

Qytetarët e Pekinit po ashtu kërkohet që t’iu nënshtrohen tri testeve brenda javës, pasi autoritetet po tentojnë që të zbulojnë dhe izolojnë rastet me koronavirus.

Të mërkurën, Pekini ka regjistruar 51 raste me koronavirus, pesë prej të cilave ishin asimptomatike.

Përderisa masat kundër pandemisë në Pekin konsiderohen më të buta, Kina ka aplikuar një politikë strike kundër koronavirusit, duke vendosur kufizime në udhëtime, duke urdhëruar testimin e qyteteve të tëra dhe duke ngritur ndërtesa për izolimin e personave të infektuar.

Së fundmi, Shangai është përballur me rritje të rasteve me koronavirus. Ky qytet, që ka 26 milionë banorë, ka raportuar 4,982 raste të mërkurën dhe 16 vdekje./REL

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI