Flash

Policia jep detaje/ I riu u vetëvar me lidhëset e këpucëve në komisariatin e Kavajës

Lapsi.al 4 May 2022
Policia jep detaje/ I riu u vetëvar me lidhëset e këpucëve

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen në Policinë e Kavajës, ku një 31-vjeçar i dha fund jetës brenda në qelinë e komisariatit. Paraprakisht dyshohet se i riu Ilvi Meta ka varur veten me lidhësen e këpucëve.

Më herët u raportua se i riu, ishte ndalur nga policia rreth orës 14:00, ku dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje. Ndërkohë trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë pritet edhe ekspertiza mjeko ligjore.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç

Ai është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI