Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Video/ Rodrygo përmbys City në dy minutat e fundit: Benzema në kohët shtesë con Ancelottin në finale

Lapsi.al 4 May 2022
Video/ Rodrygo përmbys City në dy minutat e fundit: Benzema në

Real Madridi është në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të 17 në historinë e tyre. Në një sfidë të pabesueshme, skuadra e Ancelottit eliminoi Manchester City e Guardiolës në Bernabeu duke fituar 3-1 në kohën shtesë. Ecuria e ndeshjes është si një film hollivudian: pas suksesit 4-3 të ndeshjes së parë, avantazhi i Mahrezit për City në minutën e 73 ngriu Bernabeun. Pikërisht kur Guardiola bëhej gati të festonte, në të nëntëdhjetën, në harkun e nëntëdhjetë sekondave, Rodrygo shënoi dy gola që përmbysën anglezët dhe e çuan sfidën në kohën shtesë. Në tridhjetë minutat shtesë goli me penallti i Benzema vlejti finalen dhe kompletimin e mrekullisë. Në Paris, Real Madrid dhe Liverpool do të luajnë për trofeun e Champions League.

Do të jetë Real Madrid që do të sfidojë Liverpool në finalen e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për 28 maj në Paris. Ndeshja e kthimit në Santiago Bernabeu, pas 4-3 për Manchester City në Angli, ofroi 120 minuta të bujshme, që u mbyllën me fitoren 3-1 të Blancos me përmbysje. Një befasi e jashtëzakonshme për Guardiolën, i cili pas golit të Mahrez në minutën e 73, u detyrua të shihte dygolëshin e Rodrygos në minutën e 90 dhe 91. Në kohën shtesë vendosi penalltia e Benzema, të akorduar nga Orsato për një faull të Ruben Dias ndaj vetë francezit.

Fantastik Rodrygo, njeriu i ndeshjes, e asi nën mëngë i Ancelottit. Sa herë është në vështirësi tekniku i drejtohet brazilianit: i futur në 20 minutat e fundit të ndeshjes ai, në xhiron e 90 sekondave, kur asnjë prej më optimistëve të tifozëve nuk besonte më, jo vetëm firmosi barazimin, por gjeti dygolëshin që e coi ndeshjen në shtesë, ku llogaritë i mbylli Benzema. Tani në Paris do luhet akti i dytë i një finale Real-Liverpool, një hakmarrje që Reds e presin nga 2018.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI