Flash

Zelensky: 156 civilë u evakuuan nga Mariupoli

Lapsi.al 4 May 2022
Zelensky: 156 civilë u evakuuan nga Mariupoli

Presidenti Volodymyr Zelensky e filloi fjalimin e tij mbrëmjes për 156 civilët që u evakuuan në qytetin qendror të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën.

Grupi ishte strehuar në fabrikën e rrethuar Azovstal në Mariupol për dy muaj, tha ai, duke shtuar se për shpëtimin e tyre “u desh shumë përpjekje, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”.

“Më në fund këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Do të marrin ndihmë”, tha ai. “Aktualisht, trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjeve” vazhdoi ai. “Ata vazhdojnë sulmet masive në Azovstal.  Po përpiqen të sulmojnë kompleksin”, theksoi më tej presidenti.

Sipas raporteve lokale, bombat ruse kanë vazhduar të bien gjatë gjithë evakuimit, i cili ka ndodhur në mënyrë sporadike që nga e diela.

Zelensky vlerësoi gjithashtu aleatët e huaj, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, i cili iu drejtua parlamentit të Ukrainës të martën.

“Këto ishin fjalë shumë të rëndësishme, të ngrohta, miqësore, të fuqishme. Ky është një gjest shumë i sinqertë,” tha ai për fjalimin e Johnsons, duke shtuar mirënjohjen për popullin britanik për mbështetjen e tyre.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI