Flash

Arrestohen dy persona në Fier, shpërndanin heroinë me doza të gatshme

Lapsi.al 5 May 2022
Arrestohen dy persona në Fier, shpërndanin heroinë me doza

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier, pasi u kapën nga policia teksa shpërndanin lëndë narkotike heroinë. Në pranga janë vënë shtetasit me inicialet L. G., 36 vjeç, banues në Daullas, Fier dhe M. B. alias K. B., banues në Levan, Fier, të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen “1 Maji”, duke shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tyre dhe kontrollit në automjetin tip “Benz”, me të cilin ata qarkullonin, janë gjetur një sasi me lëndë narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi me kokrra metadoni, një armë gjahu dhe një sasi parash, të cilat u sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI