Flash

Berisha: Basha u nis me Gjekmarkajn në SHBA, por e zbritën në Romë

Lapsi.al 5 May 2022
Berisha: Basha u nis me Gjekmarkajn në SHBA, por e zbritën në

Ish-kryeministri Sali Berisha e pranon se ka një grup pro-Basha në PD, por thotë se mbështetja e tij ka pësuar një rënie katastrofale. I pyetur në emisionin “Open” në News 24 për faktin se 35 deputetë nuk ishin të pranishëm në Kuvendin e 30 prillit, Berisha tha se ata janë në meditim.

Berisha komentoi edhe deklaratën e ndihmës-sekretares amerikane e Shtetit Karen Donfried se qëndrimi me personat e shpallur “non grata” nuk ndryshon duke shtuar se Basha u nis me Gjekmarkajn në SHBA, por zbritën në Romë.

“Kam respekt për zonjën se ka karrierë të gjatë diplomatike. Por vetëm nga ana diplomatike, apo njerëzore, duhet të përsëris atë që i kam thënë në dhjetor, Gabriel Escobar, i cili erdhi dhe u takua me Bashën.

Ai njoftoi shqiptarët se “e pres me kënaqësi takimin me Bashën në Uashington” dhe të gjitha kjo 1 javë para referendumit për shkarkimin e tij. Në atë kohë i thashë se “shqiptarët janë një komb jetë gjatë, dhe nuk i kanë qejf kukullat”.

Iku zotëria, tha se do vijë Basha. Ai u nis me Gjekmarkaj, e zbritën. Nuk shkoi dot. U nis, por në Romë... e sigurt, por nuk shkoi dot. Është tjetër FBI dhe tjetër DASH. I kanë ça ligje. Vizë ka, por je i ndaluar për ligjin” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI