Flash

E rëndë në Kretë/ Adoleshenti grek i merr jetën të riut shqiptar

Lapsi.al 5 May 2022
E rëndë në Kretë/ Adoleshenti grek i merr jetën të

Një 31 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Greqi, pasi u plagos nga një 17 vjeçar grek.

Përplasja me fund tragjik ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Sitia kur në rrethana të paqarta një 17-vjeçar grek është përfshirë në një debat me 31-vjeçarin shqiptar. I riu grek i ka shkaktuar shqiptarit një plagë shumë të rëndë në kokë.

Në vendngjarje ka shkuar një autoambulancë e cila e ka transportuar 31-vjeçarin në Spitalin e Sitias, por për shkak të plagëve të marra në kokë është vendosur që të transportohet menjëherë në spitalin Pagni. Pavarësisht përpjekjes për ta mbajtur në jetë 31 vjeçari nuk ka mundur të shpëtojë. Bëhet me dije se 17-vjeçari është arrestuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI