Flash

Komisioni i Rithemelimit sulmon Alibeajn: S'ka asnjë autoritet të mbledhë grupin parlamentar

Lapsi.al 5 May 2022
Komisioni i Rithemelimit sulmon Alibeajn: S'ka asnjë autoritet të

Komisioni i Rithemelimit del kundër thirrjes së mbledhjes së grupit parlamentar të PD nga Enkelejd Alibeaj.

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo deklaroi sot se ky Komision nuk e njeh më për kryetar të grupit Alibeajn, por si deputet të thjeshtë. Sipas Garos, ai nuk ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar.

Floriana Garu nuk u kursye në akuzat drejtuar Alibeajt, si pjesë pazari me Ramën dhe jo vetëm.

“Alibeaj si deputet i thjeshtë s’ka më asnjë autoritet për të thirrur mbledhje të grupit parlamentar. Komisioni i Rithemelimit i bën thirrje të gjithë deputetëve të PD ta injorojnë këtë thirrje e mos bien pre e lojërave të Basha- Rama -Alibeaj”, tha ajo.

“Lidhur me disa veprime të deputetit Enkelejd Alibeaj, Komisioni i Rithemelimit pas shkarkimit nga çdo detyrë nga Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, deputeti Alibeaj nuk përfaqëson as PD as grupin e saj parlamentar.

Megjithëkëtë përfshihet në farsën e turpshme të Ramës në negociata me opozitë të emëruar prej tij. 

Alibeaj e cilido merr pjesë ne farsën elektorale të Ramës përfaqëson veten e problemet e tij, kurrsesi opozitën shqiptare.

Po përpiqet të zgjedhë nën dorë presidentin e Ramës ose më së paku ta legjitimojë atë përkundrejt ndonjë pazari të tij.

Thirrja nga ana e deputeti Alibeaj me porosi të Ramës e mbledhjes së grupit parlamentar është një fyerje e rëndë për të gjithë demokratët e një akt i paligjshëm”, deklaroi Garo.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thirr mbrëmë deputetët në një mbledhje grupi sot në orën 17:00 për të diskutuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Gruaja gjen kocka njeriu në Vlorë

Një grua ka denoncuar në policinë e Vlorës se në një grumbull dheu që kishte marrë prangë shtëpisë për të kryer disa punime, ka gjetur mbetje kockore. Polici...

12:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI