Flash

Përplasjet në Jerusalem, policia izraelite hyn në xhaminë Al-Aksa

Lapsi.al 5 May 2022
Përplasjet në Jerusalem, policia izraelite hyn në xhaminë

Policia izraelite ka hyrë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për të larguar protestuesit palestinezë të enjten, pasi vizitat e hebrenjve në këtë vend të shenjtë rinisën pas një ndërprerjeje gjatë festave myslimane.

Javët e fundit ka pasur përplasje në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, i cili është ndërtuar në majë të një kodre që është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, të cilët i referohen asaj si Mali i Tempullit. Ajo qëndron në zemrën emocionale të konfliktit izraelito-palestinez.

Ndërsa vizitat rifilluan, dhjetëra palestinezë u mblodhën, duke brohoritur “Zoti është më i madhi”. Përleshjet kanë ndodhur kur policia shkoi për të arrestuar njërin prej tyre.

Policia gjuajti plumba gome, ndërsa disa palestinezë strehoheshin brenda vetë xhamisë. Më pas, forcat policore u panë brenda hyrjes së xhamisë.

Policia izraelite tha se u kundërpërgjigj pasi protestuesit hodhën gur drejt tyre, teksa një zyrtar policor u raportua se është lënduar lehtë.

Por, dëshmitarët palestinezë thanë se ata nuk kanë hedhur gurë në drejtim të policisë para se ajo të ndërhynte. Ndërkaq, disa palestinezë që u strehuan në xhami u panë duke hedhur gurë në drejtim të zyrtarëve policorë teksa ata po hynin në ndërtesë.

Të këshilluara

E majta franceze bashkon forcat kundër Macron

4 parti të krahut të majtë në Francë kanë rënë dakord në parim për të krijuar një aleancë për të sfiduar presidentin Emmanuel Macron në zgjedhjet parlamentare t...

23:06

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI