Flash

SONDAZHI/ A duhet të tërhiqet Berisha dhe sa shanse ka që ai ta sjellë PD në pushtet

Lapsi.al 5 May 2022
SONDAZHI/ A duhet të tërhiqet Berisha dhe sa shanse ka që ai ta

Një shumicë dërrmuese, gati 60% e shqiptarëve janë të mendimit se edhe Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika.

Në një sondazh të Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Mars – 5 Prill me 1000 intervista ballë për ballë shihet se 58.7% janë në favor të largimit të tij ndërsa vetëm 30.7% janë kundër dhe 9.6 janë të pavendosur.

Ndryshe është situata tek personat e pyetur që e identifikojnë veten si votues të Partisë Demokratike.

63.2% e demokratëve nuk janë dakord që Berisha të largohet nga politika. 30.8% janë në favor ndërsa 6% të pavendosur.

Edhe te personat që e konsiderojnë veten neutralë nga bindjet politike, një shumicë dërrmuese prej 62.1% thotë se Berisha duhet të largohet.

Por a mund ta sjellë Berisha, PD-në në pushtet? Vetëm 1 e treta e shqiptarëve thonë se kjo mund të ndodhë. 33.8% e besojnë këtë ndërsa 53.8% janë kundër.

Besim te Berisha kanë sërish votuesit e Partisë Demokratike. 60.9% e demokratëve kanë besim se me Berishën mund të vijnë në pushtet dhe vetëm 27.8% janë kundër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI