Flash

Aksidenti i turistëve në Shkodër, pamje të rënda nga vendngjarja (VIDEO)

Lapsi.al 6 May 2022
Aksidenti i turistëve në Shkodër, pamje të rënda nga

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që u kushtoi jetën dy turistëve nga Polonia. Ata po udhëtonin me një motor në zonën e Kryebushatit kur u përplasën me një makinë tip “Golf V” dhe për pasojë humbën jetën. Waldemar MakoWski, 45-vjeç, dhe Marta MakoWska 42 vjeçare janë përplasur nga makina me drejtues një 27 vjeçar me iniciale D.GJ. Nga informacionet paraprake besohet se shkaktari i aksidenti ka qenë drejtuesi i makinës, që mendohet se i ka ndërprerë rrugën turistëve pasi ka tentuar të futet në një karburant aty pranë. Drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia. Lapsi.al ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit të rëndë ku janë përfshirë 2 turistët. Në pamje duket që motori është shkatërruar tërësisht.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-06-at-12.53.35-PM.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-06-at-12.53.36-PM-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-06-at-12.53.37-PM-1.mp4"][/video]

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/05/WhatsApp-Video-2022-05-06-at-12.53.43-PM-2-1.mp4"][/video]

Policia e Shkodrës bën me dije se nga kryerja e alkool-testit ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit D. Gj, ka rezultuar se nuk kishte konsumuar alkool. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI