Flash

Berisha dorëzon kandidaturën për kryetar të PD-së

Lapsi.al 6 May 2022
Berisha dorëzon kandidaturën për kryetar të PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar pasditen e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike, dosjen me dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për postin e Kryetarit në zgjedhjet që do zhvillohen në 22 maj.

Afati i fundit për të zyrtarizuar kandidaturat është e shtuna e 7 majit. Deri më tani vetëm Berisha e ka dorëzuar dokumentacionin. Asnjë tjetër nuk ka shprehur dëshirë për të garuar përballë liderit historik të PD-së.

Më herët kandidatët që kishin shprehur mundësinë e garimit, Fatbardh Kadilli, Edvin Kulluri dhe Agron Shehaj deklaruan se janë tërhequr. Kadilli tha se në PD nuk do të ketë garë transparente dhe për këtë arsye nuk mund të kandidonte. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI