Flash

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Morinë 27-vjeçari fierak

Lapsi.al 6 May 2022
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë,

Policia e shtetit ka arrestuar në pikën kufitare të Morinës një 27-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Anxhelino Kallozi alias Anxhelino Kothere, banues në Fier.

"Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Alias", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier.'- njofton policia.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, "Organizata kriminale" dhe "Falsifikim i dokumenteve", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Finalizohet operacioni policor i koduar "Alias" ne kuader te te cilit u kap shtetasi Anxhelino Kallozi alias Anxhelino Kothere, i shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Spanja, per veprat penale "Trafikim i lendeve narkotike", "Organizate kriminale" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI