Flash

Pronarët e kazinosë mbyllin brenda inspektorët, ndërhyjnë zjarrfikësit për të shpërthyer derën

Lapsi.al 6 May 2022
Pronarët e kazinosë mbyllin brenda inspektorët,

Një ambient ilegal i përshtatur për kazino është zbuluar në zonën e “Selvisë” pranë qendrës së Tiranës. Personat që kryenin këtë aktivitet arritën të largoheshin duke mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.

Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente. Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.

Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje. Efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendgjarje, por për shkak se dera ishte e mbyllur është dashur ndihma e zjarrfikësve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot: Kthehen reshjet

Sipas MeteoAlb: Territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pje...

07:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI