Flash

Rama nxjerr Elisa Spiropalin: Nuk e njohim rezolutën e Kuvendit të PD për Presidentin

Lapsi.al 6 May 2022
Rama nxjerr Elisa Spiropalin: Nuk e njohim rezolutën e Kuvendit të PD

Partia Socialiste ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku mandatonte Rithemelimin, për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Elisa Spiropali thotë se grupi parlamentar socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Nëse është e vërtetë që Saliu paska mbledhur një kuvend për të vendosur kusht që hyjnë në negociata për Presidentin e ri vetëm nëse pranohet kandidati i tyre, atëherë ngushëllime kuvendarëve në fjalë dhe një kujtesë nga ana jonë: Grupi Parlamentar Socialist nuk njeh asnjë vendim të asnjë instance që buron nga shkulmi anti-amerikan i një personazhi të listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka ndërmend të ketë asnjë kontakt me atë burim të së keqes për Shqipërinë"- shkruan Spiropali.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI