Flash

Rama: Shumë shpejt fazë tjetër e transportit publik, biletat do jenë online

Lapsi.al 6 May 2022
Rama: Shumë shpejt fazë tjetër e transportit publik, biletat do

Kryeministri Edi Rama në një takim të zhvilluar ditën e sotme me përfaqësues të bankave të nivelit të dytë tha se qeveria po planifikon të kalojë në një fazë tjetër me transportin publik, urban dhe ndërurban. Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë më bileta letër por do të futen në përdorim biletat online për transportin publik në vend.

“Tani, shumë shpejt, më në fund, do të hyjmë në një fazë tjetër me transportin publik, urban dhe ndërurban, ku nuk do të ketë më bileta letër, dhe e gjitha do të bëhet online. Siç bën çdo qytetar i shumë vendeve rreth nesh tanimë prej vitesh tanimë”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI