Flash

Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ti je shkaku që Shqipëria u klasifikua kaq poshtë

Lapsi.al 6 May 2022
Reporterët pa Kufij i përgjigjen Ramës: Ti je shkaku që

Shoqata Gazetarët pa Kufij që pak ditë publikoi edhe raportin për lirinë e medias, ku Shqipëria ka rënë në pikiatë me 20 vende poshtë, ka reaguar në lidhje me vendimin e Edi Ramës që i ka vendosur embargo 60 ditore gazetares Ambrozia Meta.

Gazetarët pa Kufij, shkruajnë në Twitter, se ky vendim i Ramës është skandaloz dhe nuk mund ti vendosësh embargo informacioni një gazetari.

‘Kur u pyet për rënien me 20 vende të Shqipërisë, renditur e 103-ta në klasifikimin e ri të Reporterë pa Kufi (RSF), Kryeministri refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetares së Syrit TV Ambrozia Meta, duke thënë se ajo ishte ende nën “riedukim”. RSF i bën thirrje Edi Ramës të heqë ndalimin arbitrar që kërcënon të drejtën për informim. Vendosi të refuzonte t’i përgjigjej Ambrozia Metës për dy muaj në mars pasi ajo e kishte pyetur për çështje me interes publik: arrestimin e një anëtari të partisë së tij dhe një çështje korrupsioni. Një embargo e tillë skandaloze informacioni nuk ka vend në një shtet që dëshiron të hyjë në BE’, shkruan Shoqata Gazetarët pa Kufij në Twitter.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI