Flash

Armë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari nga Tropoja

Lapsi.al 7 May 2022
Armë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari nga Tropoja

Komisariati i Tropojës i ka vënë prangat një 53-vjeçar, i quajtur Binak Zharku, për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Operacioni i koduar si “Again” u organizua në bashkëpunim me Policinë e Kukësit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tropojë.

Arrestimi i Zharkut erdhi pasi iu gjetën 18 kg kanabis dhe pistoletë me municion.

Policia, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, ushtroi kontroll në banesën e të arrestuarit ku gjeti lëndën narkotike dhe armët.

Tashmë, Binak Zharku akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 

Të këshilluara

Digjen 4 automjete gjatë natës në Shkodër

Katër automjete janë djegur gjatë natës së kaluar në hyrje të Shkodrës. Makinat ishin parkuar pas një pallati ndersa dyshohet qe zjarrvenia të jetë e qëllimshme...

09:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI