Flash

"Paskam kërcënuar SPAK?"/ Rama i përgjigjet opozitës: Nuk kam për ta mbyllur gojën

Lapsi.al 7 May 2022
"Paskam kërcënuar SPAK?"/ Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e tij në Asamblenë e PS-së për SPAK-un. Pas akuzave të opozitës për sulme ndaj SPAK, Rama shprehet se për të dhe PS, Prokuroria e Posaçme e ka derën të hapur. Megjithatë ai shton se nuk do të heshtë, duke kërkuar që ky institucion të mos godasë njëanshmërisht.

“Të qeshësh e të qash me lot! Paskam kërcënuar SPAKUN sipas nongratave që betoheshin se edhe Flota e Shtatë Amerikane po t’i drejtonte tytat nga Lalzi nuk do ta votonin Reformën në Drejtësi! Për mua e për #PS SPAKU rron e punon pa gajle 100 vjet dhe bujrum, derën tonë e ka hapur!

Por gojën nuk kemi për ta mbyllur, që SPAKU të mos godasë njëanshmërisht, po gjithanshmërisht! Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxorri katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më!”, shkruan Rama në Twitter.

Të këshilluara

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Duke nisur nga kjo e shtunë në orën 18.00, shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane kanë mundësi të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo ...

18:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI