Flash

"Stop vrasjes në komisariate"/ Nis protesta paqësore për të riun Ilvi Meta (FOTO)

Lapsi.al 7 May 2022
"Stop vrasjes në komisariate"/ Nis protesta paqësore

Që prej orës 20:00, në komisariatet e vendit dhe para kryeministrisë ka nisur protesta e heshtur për vdekjen e të riut Ilvi Meta në ambjentet e paraburgimit të komisariatit të Kavajës. Protesta e heshtur e thirrur nga Partia Demokratike ka nisur në Tiranë Fier, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës.

Protestës në Tiranë i është bashkuar edhe ish-Kryeministri Berisha.

Nën moton "Stop vrasjes në komisariate", protestuesit ndezën qirinj për të riun.

Ilvi Meta nuk e kishte për herë të parë arrestimin nga policia. Por të mërkurën vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, siç thuhet zyrtarisht, me lidhëset e kapuçit të bluzës, brenda dhomës së ndalimit në Komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij gjesti ekstrem. Prindërit e mësuan lajmin e trishtë përmes televizorit. Babai ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë.

 

 

Të këshilluara

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane

Duke nisur nga kjo e shtunë në orën 18.00, shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane kanë mundësi të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo ...

18:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI